
Istogu “detyron” Dragushën të japë dorëheqje
05 nëntor 2018
| 10:46
Skuadra e Istogut e ka mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 4-2, kurse pas kësaj humbje ka dhënë dorëheqje trajneri Alban Dragusha.
Ky i fundit në verë ishte pensionuar nga futbolli aktiv dhe vendosi të merret me zejen e trajnerit.
Ai mori drejtimin e skuadrës së Ramiz Sadikut nga Prishtina por, pas rezultateve jo të mira dhe humbjes së fundit nga Istogu, ka vendosur të japë dorëheqje.
/Epoka e re/