Istogu e fiton Kupën e Kosovës për herë të gjashtë

28 prill 2025 | 08:00

Istogu është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në finale, të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 32:28.

Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të gjashtë. E fitoi fillimisht në vitin 2018 e më pas edhe në vitet 2019, 2021, 2022 e 2023.

Pjesa e parë e ndeshjes finale ishte e barabartë. Me të nisur pjesa e dytë istogaset bënë shkëputje në rezultat, ndërsa mbajtën epërsinë deri në fund. Ferizaj bëri përpjekje për të barazuar, por pa sukses.

Salemateu Camara e Ferizajt u shpall lojtarja më e vlefshme (MVP) e turneut final të Kupës së Kosovës.

Kupën e Kosovës, kapitenes së Istogut, Blerta Ahmetxhekaj ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spektakël i vërtetë ishte finalja e Kupës së Republikës së…