Istogu e mposhti bindshëm Shqiponjën
21 tetor 2018
| 14:07
Edhe një derbi i fituar thellë nga skuadra e Istogut, e cila e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 40:25.
Ndeshja e luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë ishte derbi i xhiros së pestë të Superligës për hendbolliste. Pas pjesës së parë skuadra istogase ishte në epërsi me rezultat 21:15. Për Istogun ishte fitorja e katërt, ndërsa për Shqiponjën humbja e parë kampionale.
Kapitenja A. Rugova ka shkëlqyer duke realizuar 15 gola për Istogun. Nëntë herë shënoi Ferataj. Për skuadrën gjakovare dhjetë gola i shënoi Mehmeti.
/Epoka e re/