
Istogu eliminohet nga Kupa pa luajtur ndeshjen e kthimit
KF Istogu është eliminuar nga gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës pa luajtur fare ndeshjen e kthimit kundër Dukagjinit.
Klubi istogas ka bërë një lëshim në ndeshjen e parë kundër skuadrës nga Klina të zhvilluar të mërkurën, duke futur në lojë lojtarin Erion Çeta i cili kishte dy kartonë të verdhë.
Çeta u ndëshkua me të verdhë në ndeshjen ndaj Besës në raundin e tetë më të mirave, kurse i njëjti lojtar u ndëshkua edhe në çerekfinale kundër A&N.
Kësisoj, Komisioni i Garave vendosi ta pranojë ankesën e Dukagjinit dhe ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen e parë, si dhe eliminimin e Istogut nga Kupa.
Istogu tani ka të drejtën e ankesës.
Ndryshe, ndeshja e luajtur në Istog përfundoi me rezultat 2:1 në të mirë të Dukagjnit, që tani në finale e pret Prishtinën ose Llapin.