Istogu eliminoi Gjilanin nga Kupa
10 shkurt 2021
| 15:12
FC Istogu e ka eliminuar skuadrën e Gjilanit nga gara e Kupës në futboll, pasi e mposhti sot në kuadër të 1/8 së finales me rezultat 2-0.
Golat për “Troftat” i shënuan Yoan Olivier dhe Erjon Qeta.
Kualifikimin e ka siguruar edhe Trepça ’89 që arritur fitore bindëse ndaj Ferizaj (4-0), kurse A&N e mposhti 1-0 Flamurtarin e Prishtinës.
Feronikeli poashtu u kualifikua tutje në garën e Kupës, pasi e mposhti Arbërinë (0-1).
/Epoka e re/