Istogu është finalisti i parë i plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll
Istogu është finalisti i parë i plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Istogu të shtunën në Ferizaj e shënoi fitoren e dytë ndaj Kastriotit dhe kështu bëri vend në finale. Ndeshja e dytë gjysmëfinale përfundoi me rezultat 30:24 në të mirë të skuadrës istogase.
Istogu nisi ndeshjen me seri 3:0, por vendaset u kthyen në 3:3.
Më pas rezultati u barazua në 4:4 dhe më pas mysafiret ishin vazhdimisht para për disa gola. Kastrioti u afrua në 13:12, e në pjesën e dytë edhe në 17:16, 18:17 e 20:19. Më pas pësoi shkëputje tjetër e Istogut, 24:19, që doli të ishte vendimtare. Në fund rezultati ishte 30:24 për istogaset.
Yllka Shatri e Dajana Milaniq i shënuan nga gjashtë gola për Istogun. Dayane Da Rocha i kishte katër, ndërsa nga tri i realizuan Tina Hetemi, Pranvera Ferataj e Natalija Milatoviq.
Lorena Matarova e Luljeta Sopjani i shënuan nga shtatë gola për Kastriotin. Sara Misini, Vahide Gashi e Loresa Maliqi i shënuan nga dy gola.