Istogu fillon me Samadrexhën, derbi Prishtina – Ferizaj
16 shtator 2022
| 16:19
Me ndeshjen ndaj Samadrexhës, skuadra e Istogut e fillon mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Ndeshja Istogu-Samadrexha luhet të shtunën nga ora 18:00.
Skuadra e Istogut është favorite, por samadrexhaset do të japin më të mirën. Të shtunën luhen edhe dy ndeshje tjetra të xhiros së parë në Superligën e hendbollisteve. Nga ora 15:00 luhet derbi gjakovar në mes të Shqiponjës dhe Vëllaznimit, kurse prej orës 18:00 takohen Jusuf Gërvalla e Vushtrria.
Dy ndeshje tjera janë të dielën. Nga ora 16:00 është kryendeshja e xhiros në mes të Prishtinës dhe Ferizajt, derisa ndeshja Dukagjini-Kastrioti luhet nga ora 17:30. Para ndeshjeve të senioreve luhen ato të kadeteve.