Istogu fiton derbin ndaj A&N

10 mars 2021 | 16:55

Istogu fiton derbin në fund të ndeshjes, ja rezultatet e plota të Ligës së Parë

Skuadra e Istogut ka triumfuar përballë A&N në një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe me shumë gola të shënuar. Kështu “Troftat” bëjnë një hap drejt afrimit në kreun e tabelës, pas tri pikëve të siguruara në fund të ndeshjes.

Fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë ka realizuar Drenasi, pasi që e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Onix Banjës. Në grupin B veçohet fitorja e Ulpianës në udhëtim te Flamurtari, ndërkohë në takimet tjera triumfuan vendasit.

Tri ndeshje janë shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Grupi A

Istogu – A&N                    3-2
Drenasi – Onix Banja     4-2
Vëllaznimi – Trepça        0-0
Liria – Malisheva            (Është shtyrë për ditën e enjte)
Vushtrria – Dukagjini    (Është shtyrë për ditën e enjte)

Grupi B

Ramiz Sadiku – 2 Korriku       1-0
Flamurtari – Ulpiana               0-1
Dardana – KEK-u                     1-0
Vllaznia (P) – Kika                   1-0
Ferizaj – Vitia                           (Është shtyrë për ditën e enjte)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…