![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/khf-istogu.jpg)
Istogu fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë
10 mars 2021
| 13:40
KHF Istogu ka fituar turneun ndërkombëtar për hendbolliste që të hënën e të martën u mbajt në Gjakovë. Turneun tradicional për festat e marsit e organizoi KHF Shqiponja.
Pos Shqiponjës e Istogut morën pjesë Çairi i Shkupit dhe Nikshiqi i Malit të Zi.
Në gjysmëfinale, Istogu fitoi ndaj Çairit, kurse Nikshiqi e mposhti skuadrën nikoqire, Shqiponjën.
Në finale, Istogu fitoi ndaj Nikshiqit me rezultatin 28:17. Esma Muratoviq është shpallur hendbollistja më e mirë e turneut.