
‘Istogu i mobilizuar rreth programit të PDK-së’
31 janar 2021
| 14:11
Edhe në Istog oferta qeverisëse e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit po shihet si e vetmja alternativë për Kosovën. Kështu ka deklaruar kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, pas takimit me qytetarë dhe përfaqësues të degës se kësaj partie në Istog.
“Istogu i mobilizuar si kurrë më parë rreth programit #Rimëkëmbje të Partisë Demokratike Kosovës.
Qytetarë, struktura të organizuara dhe aktivistë individualë, të bashkuar rreth idealeve shtetndërtuese të PDK-së. Në Istog sot takova shumë miq dhe bashkëpunëtorë, mbështetja e të cilëve, për mua dhe PDK-në, nuk ka munguar asnjëherë. Edhe në Istog oferta qeverisëse e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit po shihet si e vetmja alternativë për Kosovën”, ka thënë Shala.