Istogu, kampion te fatosët

23 qershor 2024 | 16:43

Janë zhvilluar garat e kampionatit të Kosovër për hendbollistët deri 14 vjet, përkatësisht për fatosët.

Gara u zhvillua në Ferizaj, në formë turneu, ndërsa kampion u shpall Istogu.

Istogu në finale e mposhti Prishtinën, ndërsa vendi i tretë i takoi Kastriotit.

Me garën e fatosëve kanë përfunduar aktivitetet garuese për edicionin 2023/2024.

Kampionati i fatosëve ka shërbyer edhe për përzgjedhjen e hendbollistëve premtues për kampin e FHK-së që fillon pas disa ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja në Telegram, që pretendohet se është e hakerave “iranianë”,…