Istogu – Kastrioti, derbi i xhiros në Superligë

04 tetor 2024 | 11:39

Istogu – Kastrioti është derbi i xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kjo ndeshje zhvillohet të premten nga ora 19:00 në Banjë.

Kampioni në fuqi, Istogu, llogaritet favorit, por ekipi ferizajas ka nisur mirë edicionin dhe udhëton për befasi.

Istogu në xhiron e parë pësoi nga Ferizaj. Më pas shënoi fitore të vështirë ndaj Samadrexhës, kurse në xhiron e tretë e mposhti Vushtrrinë. Kastrioti në xhiron e parë mposhti Besën. Në xhiron e dytë ishte i lirë e në të tretën fitojë në Samadrexhë.

Të shtunën është ndeshja Prishtina – Samadrexha, që fillon në ora 16:30.

Ndeshjet Ferizaj – Besa dhe Vushtrria – Shqiponja janë shtyrë për shkak të ndeshjeve evropiane të Ferizajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës përmes një njoftimi për medie ka bërë…