
Istogu kundër Gomelit në EHF Cup
16 korrik 2019
| 18:27
Sot në Vjenë është hedhur shorti për kupat evropiane për edicionin 2019/2020. Istogu që përfaqëson Kosovën në EHF Cup do të takohet me skuadrën me përvojë në kupat evropiane HC Gomel nga Bjellorusia.
Ndeshja e parë zhvillohet me 7 ose 8 shtator në Gomel, kurse ndeshja e kthimit me 14 ose 15 shtator në Pejë.