Istogu merr kreun, humbasin Malisheva dhe Vëllaznimi

18 shtator 2019 | 19:06

Skuadra e Istogut e ka marrë pozitën e parë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

“Troftat” në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Demush Mavraj” e kanë mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2-1, derisa Dardana e ka njoftuar Malishevën me humbje (1-0). Befasi më e madhe ndodhi në Gjakovë ku Vëllaznimi pësoi humbje nga skuadra e 2 Korrikut.

Liga e Parë

Trepça-Drenasi              2-0
Vitia-KEK-u                    3-1
Istogu-Ramiz Sadiku     2-1
Liria-Vllaznia                  2-0
Vëllaznimi-2 Korriku     1-3
Dardana-Malisheva        1-0
Ulpiana-Onix                   0-0
Të enjten takohen:
Arbëria-Besa

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…