Istogu mposhti Shqiponjën, kualifikohet në finale
04 maj 2019
| 18:26
Fituesi në fuqi i Kupës, KHF Istogu nuk ka hasur në vështirësi të mëdha për të kaluar në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll për edicionin 2018\19 (femrat).
Të shtunën në gjysmëfinalen e parë të hendbollisteve, Istogu e mposhti kampionin aktual, Shqiponjën me rezultat 44:32.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 25:13 për istogaset e drejtuara nga Faruk Shala. Herët në ndeshje u bë e qartë që Istogu për momentin ka skuadër më cilësore se Shqiponja dhe këtë në fund e dëshmoi rezultati.
Kameri me 10 gola dhe Muratoviq me 9 ishin më efikaset te Istogu. Mehmeti shënoi 12 gola për Shqiponjën.