Istogu ndan rrugët me Nazmi Ramën
Skuadra e Istogu e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nazmi Rama.
Deri të kjo ndarje erdhi pasi “Troftat” nuk po arrin rezultatet e pritshme. Istogu nga pesë ndeshja ka pësuar plotë katër humbje.
“Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes klubit dhe trajnerit Rama. Në sezonin e ri Istogu në pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani, pësoi katër humbje dhe aktualisht jemi shumë larg objektivave që kishim para fillimit të sezonit 2021-2022. Kështu si klubi ashtu edhe trajneri Rama ishin të vetëdijshëm që diçka nuk po ec dhe patjetër që duhet të ketë ndryshime. FC ‘Istogu’ e falënderon trajnerin Nazmi Rama për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmen. Klubi tashmë ka filluar bisedimet me 2-3 trajnerë dhe pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizohet trajneri që do ta drejtojë skuadrën e Istogut. Për momentin detyrën e trajnerit do ta kryejnë dy ndihmësit, Hysni Kabashi dhe Mehdi Arifaj”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Istogut.
/Epoka e re/