![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/FB_IMG_1650738422089.jpg)
Istogu në finalen e madhe
23 prill 2022
| 20:35
Istogu më fitore bindëse ka kaluar në finalen e madhe.
Istogaset që nga minuta e parë filluan shkëputjen në rezultat duke treguar që në Vushtrri kanë udhëtuar me synime të qarta – kalimin në finale, gjë të cilën e arritën më lojë të mirë dhe kolektive.
Hendbollistet e trajnerit Faruk Shala po kalojnë në një formë të mirë duke arritur 24 fitore rresht.
Ndeshja e parë finale luhet ditën e shtunë në ora 20:30 në palestrën e qytetit në Istog, ku istogaset presin fituesin e ndeshjes gjysmëfinale Prishtina – Ferizaj.
“Të shtunën pritet përkrahje gjithë qytetare e istogasve, që janë lojtari i 8 i KHF Istogut, për të cilën ju jemi shumë mirënjohës.
Ju faleminderit!”, thuhet në njoftimin e KHF Istogu.