Istogu nis mbrojtjen e titullit në Prishtinë
17 gusht 2023
| 15:05
Edicioni 2023/2024 i Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) nis me ndeshje interesante.
Shorti për kampionatin e ri është tërhequr të mërkurën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Tërheqjen e shortit e ka bërë komesari i garave, Isak Osmani.
Kampioni aktual, Istogu, mbrojtjen e titullit e fillon në Prishtinë. Takohet me skuadrën e Prishtinës në xhiron e parë, që zhvillohet më 16 e 17 shtator.
Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë ajo në mes të Ferizajt dhe Vushtrrisë.
Samadrexha – Vëllaznimi, Jusuf Gërvalla – Ulpiana, Kastrioti – Shqiponja janë ndeshje tjera të xhiros së parë.
Në Superligën e hendbollisteve garojnë dhjetë skuadra. Pas 18 xhirove të stinorit të rregullt zhvillohet faza e plejofit.