![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/istog-1.jpg)
Istogu një ndër komunat me daljen më të vogël në votime
09 shkurt 2025
| 16:45
Qytetarët e Republikës së Kosovës sot po dalin për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura për votuesit deri në ora 19:00.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani kanë votuar rreth 28.73% apo 566,277 votues.
Ndërkohë, Komuna e Istogut del të jetë një prej komunave me më së paku votues.
Deri tani kanë votuar 18.30% apo 9 mijë e 199 votues nga mbi 50 mijë votues sa kanë të drejtë vote.