Istogu rikthehet në vendin e parë
Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, janë luajtur të dielen. Nuk ka pasur befasi.
Ashtu si është pritur kampioni aktual, Istogu ka fituar ndaj Shqiponjës. Rezultati në fund ishte 32:9 në të mirë të Istogut. Ndeshja është luajtur në Banjë, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 12:7. Në pjesën e dytë epërsia e istogaseve u rrit shumë.
Me këtë fitore Istogu kthehet në vend të parë me 22 pikë, sa i kanë edhe Prishtina e Ferizaj. Në vend të katërt me 20 pikë është Vushtrria, që ka një ndeshje më pak të luajtur. Këto katër skuadra deri në fund pritet të zhvillojnë garë të fortë për titull.
Edhe Vushtrria të dielen shënoi fitore bindëse. Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” e mposhti skuadrën e Vëllaznimit me rezultatin 37:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:10. Ndeshja u zhvillua para një numri të konsiderueshëm shikuesish. Afro 1000 shikues ishin në palestrën në Vushtrri.
Istogu – Shqiponja 32:9 (12:7)
Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Rugova 8, Rexhaj, Fejza 2, Ferataj 4, Hetemi 5, Venetski 2, Ujkiq 5, Shatri 2, Milatoviq 4
Shqiponja: F. Ferizaj, Juniku, Goqi, Nivokazi 3, Dobrunaj 2, E. Ferizaj 2, Zogaj 2, L. Ferizaj, Nuza
Vushtrria – Vëllaznimi 37:19 (17:10)
Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Vokshi 5, Avdiu 2, Rama 14, Zymeri 4, Preniqi 1, Paci 2, Ramabaja 3, Rrahmani 1, R. Gubetini 1, Selaci, Kasumi 3, Tahiri 1
Vëllaznimi: Kabashi, Byci 1, Mullakdrija, Gashi 1, Kursani 5, Frrokaj 1, Hoda 2, Cana, Varaki 1, Radoniqi 4, Daija 4