Istogu rrëmben Superkupën 

16 shkurt 2023 | 23:49

Istogu e ka fituar Superkupën e Kosovs në hendboll (femrat). Të enjten mbrëma, skuadra istogase e mposhti Ferizajn me rezultat bindës, 33:17. Ndeshja për Superkupë u luajt në palestrën e qytetit në Istog.

Istogu vjet fitoi titullin e kampionit të Kosovës dhe Kupën e Kosovës. Tani ka në koleksion edhe trofeun e Superkupës.

Istogu ishte skuadër dominante dhe nisi herët shkëputjen. Albina Rugova ishte më efikasja me shtatë gola. Gjashtë i kishte Tainara Luna Goncalves, kurse nga katër i realizuan Dajana Milaniq dhe Tina Hetemi.

Ivana Bojoviq i shënoi nëntë gola për Ferizajn. Albulena Kelmendi, Mirjeta Dinolli e Shkurte Mehmeti i kishin nga dy gola.

Superkupa u organizua në kuadër të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet tani e tutje do të jetë tradicional.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll.…