Istogu – Samadrexha, derbi i xhiros në Superligë
Xhiroja e dytë sjell derbin e radhës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të dielën nga ora 18:00 përballen Istogu e Samadrexha, dy prej skuadrave që synojnë kreun e tabelës. Për Samadrexhën është ndeshja e parë e edicionit, ndërsa kampioni Istogu kërkon të reagojë pas humbjes nga Ferizaj në xhiron e parë. Për të dy skuadrat është test i rëndësishëm pak javë para sfidave evropiane.
Të dielën nga ora 18:00 është edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Besës. Edhe kjo ndeshje pritet të jetë interesante. Dy ndeshje tjera të xhiros së dytë janë të shtunën nga ora 17:00. Ferizaj e pret Vushtrrinë, kurse Verona takohet me Shqiponjën. Ferizaj vlerësohet favorit, por edhe vushtrriaset udhëtojnë me shpresë për sukses në qytetin me traditë të hendbollit.