Istogu shkon në balotazh, numërohen 95% e votave

18 tetor 2021 | 00:49

Ilir Ferati i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë shkuar në balotazh.

Asnjëri prej kandidatëve për kryetar të Komunës së Istogut nuk ka arritur t’i marrë votat për ta fituar pa balotazh raundin e parë të zgjedhjeve.

I pari në Istog ka dalë Ilir Ferati i LDK-së me 7 mijë e 255 vota, apo 40.94%, nga 95.20% të votave të numëruara deri më tani.

Bekë Berisha i AAK-së është i dyti në Istog, me 26.71% në përqindje, apo 4 mijë e 733 vota deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rezultatit zgjedhor ku u rendit i treti për nga…