Istogu vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Rama dhe tre futbollistë
Skuadra e Ligës së Parë, Istogu, ka rinovuar kontratat me trajnerin Nazmi Rama dhe futbollistët Valmir Hajrizaj, Egzon Kurteshi dhe Granit Ademaj.
Trajneri Rama dhe futbollistët Hajrizaj, Kurteshi dhe Ademaj edhe për një vit tjetër do të jenë pjesë e “Trofta”-ve.
“Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen për bashkëpunim me trajnerin Nazmi Rama edhe për një vit tjetër. Istogu njofton, po ashtu, se ka përmbyllur me sukses marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit me portierin Valmir Hajrizaj edhe për një vit tjetër. Istogu, gjithashtu, me sukses e ka mbyllur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Egzon Kurteshi edhe për një vit tjetër. Granit Ademaj nënshkroi kontratën e re dhe kështu mbetet lojtar i Istogut edhe për edicionin 2021-2022”, thuhet njoftimin e skuadrës së Istogut.
/Epoka e re/