Istogu voton për kryetar komune
Në komunën e Istogut po zhvillohet rivotimi për kryetarin e ri të kësaj komune.
Gara zgjedhore për kryetar të Istogut po zhvillohet ndërmjet kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë me dije se të gjitha përgatitjet për procesin për rivotim në komunën e Istogut janë bërë.
Rivotimi në komunën e Istogut po mbahet pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila i pati pranuar si të pabaza ankesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë dhe të mos ketë rivotim.
Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të ardhura me postë, kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova, kishte humbur kryesimin, çka kishte sjellë përmbysjen e rezultatit, duke e vënë Gani Dreshajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fitues në Istog.