Istrefi: Borxhi ndaj ATK-së do të shlyhet me 12 këste
30 tetor 2019
| 16:58
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se institucioni që drejton do të shlyejë borxhin ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) përmes 12 kësteve, ashtu siç e parasheh marrëveshja e arritur.
“Është arritur marrëveshja ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit. Borxhi do të shlyhet me 12 këste”, ka thënë Istrefi.
/Epoka e re/ Albulena MAVRAJ