Istrefi e konsideron të jashtëligjshme mbledhjen e planifikuar për sot të Bordit të ri të Telekomit
24 prill 2020
| 12:31
Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, e ka konsideruar të jashtëligjshme mbledhjen e planifikuar për sot në orën 14:00 të bordit të ri të kësaj ndërmarrje.
Ai për “klankosova.tv” ka thënë se kjo bie ndesh me statutin që parasheh se njoftimi për mbledhje duhet të ketë agjendën dhe të dorëzohet së paku tri ditë para mbledhjes.
“Kjo na bën neve me kuptuar se çdo vendim i tyre që rrjedh është i jashtëligjshëm”, ka thënë Istrefi.
“Klan Kosova” mësoi se pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë shkarkimi i menaxhmentit të kësaj kompanie.
Por, për këtë ai ka thënë se në mbledhjen e fundit ka pasur përkrahje.
Për këtë mbledhje Telekomi do të mbajë konferencë një orë para mbledhjes.