Istrefi: Interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve për shërbimet e “VALA”-s
Kryeshef i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka thënë se është një interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve, veçanërisht i bashkatdhetarëve për shërbimet e “VALA”-s për pushimet jashtë vendit, si dhe për ofertën verore promocionale të lansuar ditëve të fundit nga Telekomi i Kosovës!
Sipas tij, nga të dhënat e fundit, rezulton që konsumatorët gjithnjë e më shumë janë duke u shërbyer me produktet dhe shërbimet e rrjetit mobil të “VALA”-s.
Postimi i plotë i Istrefit:
Interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve, veçanërisht i bashkatdhetarëve tanë dhe i gjithë atyre konsumatorëve besnik që kanë përzgjedhur edhe sivjet “VALA”-n për pushimet jashtë vendit, për ofertën verore promocionale të lansuar ditëve të fundit nga Telekomi i Kosovës!
Nga të dhënat e fundit të pikave tona të shitjes nëpër regjione, rezulton që konsumatorët gjithnjë e më shumë janë duke u shërbyer me produktet dhe shërbimet e rrjetit mobil të “VALA”-s.
Kjo ofertë e shumëkërkuar përfshinë pako të kombinuara, të cilat përmbajnë sasi të shumëfishuar të internetit dhe komunikim të PAKUFIZUAR!
Telekomi i Kosovës do të vazhdojë me lansimin e ofertave dhe produkteve të reja duke përmbushur në këtë mënyrë kërkesat dhe nevojat e të gjithë qytetarëve tanë për komunikim cilësor, të pandërprerë dhe të volitshëm.
/Epoka e Re/