Istrefi jep detaje për numrat e “Z-Mobile”
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se faza transitore e rikthimit të numrave të MVNO-s e cila zgjatë 120 ditë, do të përfundojë me datën 28.11.2019 në ora 00:00.
“Të gjithë konsumatorët e 7Z-Mobile, të cilët prej kësaj date do të jenë konsumatorë të VALA-s, nuk do të kenë asnjë nevojë për ndryshimin e SIM kartelave, sepse të njëjtat do të funksionojnë sikur para kësaj date, veçse ofertat dhe produktet që do të përdorin do të mund t’i blejnë në të gjitha pikat tona të shitjes. Unë, si kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, i kam siguruar qysh në fillimin e fazës tranzitore dhe i siguroj prapë të gjithë konsumatorët se në asnjë moment nuk do të mbesin pa shërbime. Rikthimi i mbi 200.000 numrave të operatorit virtual do të përcillet me oferta të veçanta. Telekomi i Kosovës falënderon të gjithë konsumatorët që besojnë në VALA dhe i fton të qëndrojnë besnik ndaj shërbimeve tona”, ka shkruar Istrefi në profilin e vet në “Facebook”.