Istrefi me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe pranë varreve të familjes Jashari
Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi me bashkëpunëtorët e Telekomit, kanë bërë homazhe në Prekaz me rastin e shënimit të 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.
Istrefi ka thënë se amaneti i dëshmorëve dhe martirëve do të realizohet, duke fuqizuar shtetin tonë me punë e përkushtim.
Postimi i plotë i tij:
Në ditën e parë të “Epopesë së UÇK-së”, me bashkëpunëtorët e Telekomit, kemi bërë homazhe dhe vendosëm kurora me lule, në Kompleksin përkujtimor të Jasharajve në Prekaz.
Këto tri ditë, 5, 6 dhe 7 Mars, janë të rëndësisë së veçantë për kombin tonë, ngase, janë ditët e krenarisë, dinjitetit të sakrificës për lirinë tonë, ditë kur filloi rreshtimi i një kombi, prapa veprës heroike të Familjes Jashari dhe komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Çdo vit, do ta shënojmë “Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, duke dhënë zotimin se amanetin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë tonë, do ta realizojmë duke fuqizuar shtetin tonë, me punë dhe përkushtim.
Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!