Istrefi: Në Bordin e Telekomit nuk kanë ardhur profesionistë, por militantë

24 prill 2020 | 13:45

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka thënë se qeveria në detyrë ka sjellë militantë dhe jo profesionistë siç ka pretenduar në krye të kësaj ndërmarrje.

Ai mbledhjen e Bordit të ri të Telekomit që do të mbahet në orën 14:00 e ka konsideruar të jashtëligjshme, duke thënë se bie në kundërshtim me statutin e ndërmarrjes.

“Pas orarit të punës kam pranuar një email nga kryesuesi i Bordit se dy anëtarë të bordit janë zëvendësuar me dy të tjerë. Këto urdhra dhe vendime për zbatimin e politikave nuk i bëjnë nder ndërmarrjeve publike si Telekomi”.

“Statuti e përcakton se njoftimi për mbledhje duhet të ketë agjendën dhe të dorëzohet në kohë. Vendimet që i merr Albin Kurti që t’i zbatojnë militantët, unë them se ata duhet të kenë kujdes në marrjet e vendimeve. Mos të dëgjohen njerëzit që çdo ditë e shkelin Kushtetutën”.

“Kjo na kujton situatën e viteve 98-99 kur aparatura e Millosheviqit uzurponte institucionet dhe arrestohen njerëz që shërbenin në interesa të kombit”.

“Nuk kanë ardhur në cilësi të profesionistëve siç është proklamuar, por si militantë. Kanë gjetur servilë të pushteteve të menaxhmenteve. Në vend se të vijnë sot dhe të krijojnë stabilitet financiar, merren me shkarkime”, ka thënë Istrefi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj nëpërmjet një postimi…