Istrefi: Qeveria s’kishte kuorum kur ndërroi anëtarët e bordit të përkohshëm të Telekomit

24 prill 2020 | 23:56

Sipas Bedri Istrefit, ish-kryeshef ekzekutiv i Telekomit, Qeveria në detyrë e Kosovës, ka shkelur ligjin me vendimin për shkarkim të dy anëtarëve të bordit të përkohshëm të Telekomit për të emëruar dy të rinj.

Ai ka thënë se Qeveria s’ka pasur as kuorum për këtë vendim. “Pasojat ligjore i presin anëtarët e bordit. Qysh nesër do t’i bëj kallëzim penal ministres Hajdari e anëtarëve të bordit. Si guxon të merresh vendim në mbledhje në ministri. Është ndërhyrje në bord. Pos që kanë bërë vendim në mbledhje, janë emëruar dy që kanë ardhur në vend të dyve që janë shkarkuar… A ka pasur qeveria kuorum që të shkarkojë ata e të ngarkojë të rinjtë. Sipas informatave që kam marrë, ministrat e LDK-së s’ishin prezentë, as ata të minoriteteve. A ka pasur kuorum? Është jashtëzakonisht joligjor. Le të llogaritet sa ministra ka VV-ja e sa LDK-ja e sa minoritetet. S’ka pas kuorum të mjaftueshëm”, ka thënë ai në “Interaktiv” të “KTV”-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin…