Istrefi: Telekomi i Kosovës ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe produkteve të reja

10 tetor 2019 | 12:00

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se Telekomi i Kosovës po i kushton rëndësi të madhe perfromancës së rrjetit me qëllim që konsumatorëve ti ofrojë shërbime cilësore dhe pa pagesë. “Telekomi i Kosovës i kushton rëndësi të madhe performancës së rrjetit, me qëllim që konsumatorëve t’u ofrojë shërbim cilësor dhe pa pengesa, duke mbetur kësisoj udhëheqës i shërbimeve telekomunikuese në vendin tonë. Megjithatë, rrjeti ynë telekomunikues përballet me prishje të përditshme që shkaktohen nga individë dhe kompani të ndryshme private, të cilat merren me ndërtime dhe punë të ndryshme infrastrukturore, duke shkaktuar kështu ndërprerje të përkohshme të shërbimit telekomunikues”, ka shkruar Istrefi në profilin e vet në “Facebook”.

Fotografia e Bedri Istrefi

Sipas tij, Telekomi i Kosovës ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe produkteve të reja, të cilat janë shumë atraktive dhe të leverdishme për të qytetarët e vendit tonë. “Duke falënderuar konsumatorët tanë për mirëkuptimin e tyre, ne megjithatë arrijmë që t’i sanojmë defektet e shkaktuara në afatin më optimal, duke rikthyer komunikimin në nivelin e duhur. Për më tepër, ekipet tona gjatë gjithë kohës monitorojnë rrjetin dhe punojnë për riparimin e kabllove dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit operativ, sidomos në kohën kur, Telekomi i Kosovës ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe produkteve të reja, të cilat janë shumë atraktive dhe të leverdishme për të qytetarët e vendit tonë”.

Fotografia e Bedri Istrefi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba vazhdon të jetë në dyshim për të ardhmen.…