Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, ka gjetur kohë t’i kthejë përgjigje Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, e cila foli në lidhje me deklarimin e Isufajt rreth heqjes së fletarrestit të Milan Radojiçiqit, njeriu që e pranoi se e organizoi sulmin në Banjskë.
Në lidhje me këtë deklaratë, Isufaj theskoi se e sheh si tendencë për të ndërhyrë në punët e sistetmit prokurorial të Kosovë.
“Lidhur me pyetjen tuaj rreth deklaratave të cituara të udhëheqësve shtetërorë, deklaroj se ne si institucion nuk komentojmë deklarata e askujt, i respektoj dhe bindem vetëm vendimeve të Këshillit Prokuroria të Kosovës. Shtoj vetëm se më vije keq që deklarata të tilla vijnë nga një Ministre e Drejtësisë së Kosovës, madje deklaratat e tilla i vlerësoj si tendencë për të ndërhyrë në punë e Sistemit Prokurorial të Kosovës”, ka deklaruar Isufaj për Expressin.