Isufaj, mesazh Kurtit: S’është çështje e jotja ngritja e aktakuzave
29 dhjetor 2023
| 12:30
Ditë më parë gjatë një konference për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte ankuar për mungesën e aktakuzave nga ana Prokurorisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë deklaratë, të premten ka folur Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Në deklarimin e tij, Isufaj theksoi se çështja e ngritjes së aktakuzave nuk është çështje e Kurtit, por e sistemit të drejtësisë.
“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka theksuar Isufaj.