Isufi apo trajnerët nga Shqipëria? Ja përgjigjja e Rexhës
07 prill 2018
| 20:55
Në këtë edicion në elitë shumë skuadra po luftojnë për titull të kampiones, kurse e para në tabelë është Drita e drejtuar nga Bekim Isufi.
Më pas renditen Prishtina e Mirel Joses, Liria e Blendi Shkëmbit dhe Feronikeli i Sulejman Starovës. Sulmuesi Kastriot Rexha, i cili është pjesë e Dritës, ka shprehur besim të plotë se në fund triumfues do të dalë trajneri i tij, Bekim Isufi. “Ne po e udhëheqim garën për titull. Cilësia e skuadrës më bënë optimist të them se trajneri ynë, Bekim Isufi, do të triumfojë në këtë garë me trajnerët nga Shqipëria”, ka thënë Rexha për “Epokën e re”.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)