Isufi: Drita synon trofeun e Superkupës
13 gusht 2018
| 00:34
Trajneri Bekim Isufi është optimist se skuadra e tij do të dalë mirë nga ndeshja e Superkupës ndaj Prishtinës, ani pse ka respekt maksimal për kryeqytetasit.
“Është me rëndësi për FC Dritën të fitohet ky trofe meqenëse pritet që një kohë të gjatë. Siç e dimë Drita ka qenë fituese e Kupës dhe titullit të kampionit, por ka dështuar në dy tentimet për ta fituar Superkupën. Për ne është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme. E dimë situatën në të cilën e kemi, jemi munduar gjatë këtyre ditëve sa kishim në dispozicion ta freskojmë ekipin. Është punuar me kujdes në këtë drejtim”, ka thënë Isufi.