Isufi: E kemi të sigurt votën e Donika Kadajt për Demarkacionin

14 mars 2018 | 22:26

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se tashmë ka mbetur edhe një votë e vetme për t’u siguruar që Kuvendi i Kosovës të miratojë çështjen e Demarkacionit.

Në një prononcim për “klankosova.tv” ai nuk e ka komentuar rikthimin e Deputetes Donika Kadaj – Bujupi në AAK por, ka folur për rolin e saj në çështjen e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

”Vota e Donika Kadaj- Bujupit për Demarkacionin është e sigurt. Ajo e di qëndrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Isufi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani -Manastiri në Maqedoni edhe de jure, nën udhëheqjen…