
Isufi fton të gjithë deputetët ta votojnë demarkacionin
20 mars 2018
| 17:13
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se deputetët e këtij grupi do ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
“Ju ftojë që të votoni Projektligjin të cilin e ka sjellë Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë Isufi.
Ai ka thënë se deklarata e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq, i jep mundësi korrigjimit të demarkacionit.