
Isufi insiston që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe raporti qeveritar për demarkacionin
23 shkurt 2018
| 11:01
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se Marrëveshja për demarkacionin, deklarata e dy presidentëve dhe dokumentacioni qeveritar për demarkacionin i hap rrugë korrigjimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.
Isufi ka thënë se ky proces është në interes të qytetarëve të Kosovës.