Isufi: Nuk i komentojmë deklaratat e të tjerëve, taksa mbetet në fuqi
28 janar 2019
| 21:37
Pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që taksa të pezullohet për 120 ditë, vjen reagimi i AAK-së.
Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, është shprehur kundër heqjes së taksës prej 100 përqindësh për mallrat serbe.
“Nuk i komentojmë deklaratat e të tjerëve. Por taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj anti Kosovë dhe po vepron siç ka vepruar edhe më herët në mënyrë destruktive”, ka shkruar Isufi në llogarinë e vet në “Facebook”.