Isufi pret udhëheqësit e PDSH-së së Medvegjës

16 shkurt 2018 | 14:29

Nënkryetari i AAK-së, njëherësh shef i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Ahmet Isufi, ka pritur sot një delegacion nga Partia Demokratike Shqiptare në Medvegjë, i kryesuar nga Bajram Mustafa kryetar  i shoqëruar edhe nga këshilltar tjerë të kësaj partie në Kuvendin komunal të Medvegjës.

“Qeveria e Kosovës, dhe Qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohen drejtpërdrejtë në krijimin e mundësive të reja dhe  kujdes të shtuar ndaj shqiptarëve në Medvegjë por edhe Bujanoc e Preshevë. Është tejet e rëndësishme që qytetarët shqiptarë në këto komuna të qëndrojnë atje dhe mos të lëshojnë trojet e tyre pavarësisht presioneve dhe problemeve që kanë”.

“Gjendja e keqe e shqiptarëve nuk duhet të shtyjë në asnjë mënyrë shpërnguljen nga trojet e tyre etnike. Ne do të ofrojmë të gjitha mundësitë për t’ju dalë në krah dhe për të ofruar të gjitha mundësit për të ndihmuar shqiptarët në këto komuna”, ka thënë Isufi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nënshkrimi…