Isufi takon këshilltarin e Misionit evropian për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 6 tetorit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka pritur në takim këshilltarin politik të Misionit evropian për mbikëqyrje të zgjedhjeve në Kosovë, Dominic Howell, me të cilin ka biseduar për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të zhvillohet nga 25 shtatori, kur nis fushata, deri më 6 tetor, kur qytetarët e Kosovës dalin për të votuar.
“Përfaqësuesi i EUEOMK, u interesua për mbarëvajtjen e procesit dhe fushatën që do të zhvillohet deri në ditën e zgjedhjeve, si dhe për përgatitjet e AAK-së që procesi të zhvillohet në frymë demokratike. Ne në Aleancë besojmë që fushata do të kalojë e qetë, dhe do të zhvillohet në kushte të një gare të shëndoshë, duke ndjekur shembullin e qeverisjes së kryeministrit Haradinaj në 18 muajt e fundit”, ka shkruar Isufi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/