
Isufi, trajner i vitit në Kosovë
20 dhjetor 2018
| 18:00
Bekim Isufi është shpallur trajneri më i mirë për vitin 2018 në futbollin e Kosovës.
Strategu gjilanas i priu Dritës drejt suksesit në garën për titull te kampiones, kurse me sukses e drejtoj edhe në garat ndërkombëtare: Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë.
Isufi e fitoi me Dritën edhe Superkupën e Kosovës, pasi në finale e mposhti Prishtinën. Aktualisht trajneri Bekim Isufi është i papunë.
/Epoka e re/