Itali – Angli, në lojë finalja dhe ‘Topi i Artë’

09 korrik 2021 | 16:41

Itali-Angli nuk do të zbulojë vetëm fituesin e Evropianit, por me shumë mundësi do të jetë vendimtare edhe për Topin e Artë, me kandidatura të pazakonta , Jorginho apo Sterling. I treti që prish rehatinë e çiftit mund të vijë nga Amerika e Jugut ku pak a shumë në të njëjtën kohë Messi dhe Neymar do të diskutojnë Kupën e Amerikës.

Duket më e vështirë të rriten kuotat e brazilianit, të eleminuar me PSG në Champions, dhe as kampion i Francës. Diskutim tjetër për Messin që nga 2007 e deri më tani  nuk ka zbritur kurrë nga podi në garën për Topin e Artë. Dihet, ai dhe Ronaldo marrin votë edhe kur nuk e meritojnë, falë pushtetit mediatik. Por në këtë 2021 të privosh nga ky vlerësim një mes Jorgnihos dhe Sterling do të ishte e padrejtë.

Do të ketë gjithmonë ndonjë që do të rrudhë buzët duke mëndur për një mesfushor qendre që e fiton, i fundit ka qenë Sammer në 1996 por diskutimi është më i gjerë, ose vlerësohet futbollisti më i mirë absolut, e në këtë rast duhet filluar nga vendi i dytë pas Messit, që është teknikisht më i mirë, ose do të vlerësohet sezoni. Dhe këtu nuk ka garë, Jorginho është një ndër lojtarët kyc të Chelseat kampion të Evropës. Blutë nisën të fluturojnë kur Tuchel e rikuperoi pas problemeve me Lampard, nuk ka gabuar asnjë ndeshje me Italinë, garanci në mesfushë dhe gjakftohtë si një killer në penalltinë vendimtare me Spanjën.

Por për sa i përket sulmuesve edhe Sterling po bën një evropian të madh, pa shpikjet e tij në të majtë dhe golat Anglia nuk do të ishte në finale. Por nëse shohim sezonin diskutimi ndryshon, pasi shpesh nuk ka lyuajtur me Cityn dhe dështoi në finalen e Champions dështoi para Jorginhos, edhe pse si sulmues ka një avantazh me votuesit që janë më të ndjeshëm ndaj tyre, raporton “SS”

Por cilët janë kundërshtarët, kush mund të jetë 10-shja më e mirë e vitit, brenda me siguri Jorghinho, Sterling, Messi, Ronaldo i rekordeve, de Bruyne  Lewandowski, Kante. Atyre mund tu shtohen edhe Lukaku, Havertz, Neymar dhe Kane që po rrit kuotat e tij. Situata gjithsesi mund të ndryshojë me këtë finale që është në prag. Kuptohet që Jorginho Sterling këtë të diel është një duel teorik, pasi është më e lehtë që Jorginho të gjejë përballë Mount, shokun e Chelseat, por kontrolli i Sterling nis nga regjia e tij në mbrojtje. Kjo Itali-Angli mund të vendosë edhe Topin e Artë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i njohur, Fabrizio Ravanelli në prag të finales së…