Itali – Angli, përfundoi pjesa e parë e finales
Është mbyllur pjesa e parë e finales së Kampionatit Evropian “Euro 2020” mes Italisë dhe Anglisë.
Në finalen që po zhvillohet në “Ëembley”, Anglia ka qenë skuadër me e mirë në dyzetepesë minutat e parë dhe me plotë mërit e ka mbyllur këtë pjesë me epërsi 0-1.
Dy minuta lojë i mjaftuan anglezëve për të kaluar në epërsi kur harkimin e Kieran Trippier e shfrytëzoi Luke Shaë duke e dërguar topin në rrjetën e Donnarumas.
Në anën tjetër, Italia u mundu të rikthehet në lojë por pa sukses. Rastin me të mirë e pati Chiesa, por goditja e tij përfundoi pranë portës.
Siç dihet Anglia është në kërkim të titullit të parë evropian dhe të parit në një turne të madhe që 55 vjet. Ndërsa Italia e kërkon titullin e dytë evropian Anglia e mundi Danimarkën në gjysmëfinale, ndërsa Italia Spanjën.
/Epoka e re/