Itali: Kapen 220 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Itali. Arrestimi i tij është bërë gjatë një operacioni anti-drogë në Verona, ku janë kapur 220 kilogramë drogë e llojit kokainë.
Sasia është kapur në një kamion që drejtohej nga shqiptari, i cili ishte edhe më parë i akuzuar për trafikim droge, shkruajnë mediat italiane.
Nëse kokaina e pastër do të hidhej në treg vlera e saj do të arrinte në 15 milionë euro.
Kamioni është ndaluar nga agjenten e Guardia di Finanzas në autostradën A4 të Veronas.
Agjentët kanë vënë re se shpejtësia e kamionit ishte jo e zakonshme, prandaj fillimisht e verifikuan targën e automjetit.
Ata kishin pasur informacione se kamioni mund të përdorej për transportim të drogës.
Ngjarja ka ndodhur më datën 6 mars. Droga që u zbulua ishte e ndarë në 200 pako.