Ministri i ri i Ekonomisë: Italia do të qëndrojë në euro
10 qershor 2018
| 12:11
Qeveria italiane nuk ka qëllim që të largohet nga euro dhe planifikon që të fokusohet në shkurtimin e niveleve të borxhit dhe dëshiron të rrisë rritjen ekonomike përmes investimeve dhe reformave.
Kështu ka bërë me dije ministri i ri i Ekonomisë së Italisë, Giovanni Tria
Tria i ka thënë gazetës “Corriere della Sera” se ka për qëllim shkurtimin e borxhit të Italisë.
“Qëllimi ynë është që të forcojmë rritjen ekomomike dhe të hapim vende të reja të punës”, ka thënë ai, duke shtuar se në muajin shtator ai do të paraqes parashikimet ekomomike para kabinetit qeverisës.