Itali: Publikohet bilanci i përditshëm për koronavirus, rritet numri i të vdekurve
02 maj 2020
| 18:43
Italia ka raportuar 474 vdekje lidhur me koronavirusin në 24-orëshin e fundit, kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane në konferencën e përditshme të shtunën.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur më 29 710 duke e radhitur kombin në vendin e dytë për sa i përket listës së numrit të të vdekurve.
Autoritetet italiane përgjatë konferencës bënë të ditur se në vend janë shënuar edhe 1,900 raste të reja me Covid-19. Totali i të infektuarve me sëmundjen ka arritur në 209,328.