Itali, Qeveria Conte merr votëbesimin e Senatit
05 qershor 2018
| 23:15
Qeveria e re populiste italiane e Giuseppe Contes morri sot në mbrëmje besimin e Senatit.
Qeveria Conte do të përballet me një votim të tillë përsëri të nesërmen, në Dhomën e Deputetëve.
“Kjo aleancë e Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y, antisistem) dhe e Ligës (ekstremi i djathtë) morri 171 vota pro, 117 kundër dhe 25 abstenim”, njoftoi presidentja e Senatit, Elisabetta Alberti Casellati.